Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vritet 1 shqiptar në Itali, plagosen 2 të tjerë

Një sherr masiv në Itali i ka marrë jetën 1 shqiptari, ndërsa 2 të tjerë janë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Padova në një lagje në periferi të qytetit pasditen e sotme. Sipas mediave italiane, tre shqiptarët u përfshinë në një sherr me njëri-tjetrin duke u goditur me thika.

Si pasojë e plagëve, njëri prej tyre vdiq dhe u gjet i pajetë në korridorin e pallatit ku banonte.

Ndërsa 2 shqiptarët e tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Njëri prej të dyve është në gjendje të rëndë me plagë të shumta nga goditjet me thikë.

Sherri nisi pas një mosmarrëveshjeje mes tyre. Identiteti i asnjë prej të treve nuk është bërë i ditur.

Policia italiane shkoi në vendngjarje për të mbledhur prova dhe po heton këtë krim./tvklan.al