Një incident i armatosur ka ndodhur para pak minutash në Shkup, gjegjësisht në rrugën e njohur si Rruga e Plastikave.
Sipas informacioneve të para që ka arritur të siguroj Klan Maqedoni në këtë përleshje me armë ka vdekur blogeri i njohur, Amar Ismani. Aty janë përfshirë disa persona ndërsa ka janë plagosur edhe 3.
Në vendin e ngjarjes shihen automjete të ndihmës së shpejt dhe një numër i madh i policisë.
Më shumë detaje Ministria e Brendshme do të njoftoj gjatë ditës.