Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vritet me armë zjarri kryebashkiakja në Meksikë

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku kryetarja e Bashkisë së Cotija në Meksikë, Yolanda Sánchez Figueroa, u qëllua për vdekje me armë zjarri nga disa të panjohur, një ditë pas fitores triumfuese të Claudia Sheinbaum, në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Sipas mediave lokale, të panjohurit i zunë pritë Figueroas teksa ajo hynte në një palestër me truprojën e saj.

Sipas të njëjtave burime, kryebashkiakja është plagosur gjatë shkëmbimit të të shtënave, ajo është dërguar në spital, ku ka ndërruar jetë pak më vonë.

Figueroa u rrëmbye në shtator të vitit 2023 në qytetin e Zapopanit, kur persona të armatosur i zunë pritë makinës së saj, ndërsa ajo po ngiste pa shoqërues.

Në atë kohë, në fakt, ishte bërë e ditur se një nga organizatat kriminale aktive në Meksikë, kishte kërcënuar me vdekje Figueroa-n para rrëmbimit të saj.