
Lideri i grupit ekstremist serb të njohur si çetnikët, Bratislav Zhivkoviq, është vrarë në Ukrainë gjatë përleshjeve në kuadër të kundërofensivës ruse në rajonin e Kurskut.
Zhivkoviq ishte një figurë e njohur për aktivitetet provokuese dhe destabilizuese në Ballkan, veçanërisht në veri të Kosovës, ku kishte marrë pjesë aktivisht në ngritjen e barrikadave që synonin bllokimin e autoriteteve kosovare dhe përforcimin e tensioneve ndëretnike.
Përveç rolit të tij në Kosovë, ai kishte organizuar dërgimin e mercenarëve serbë në lindje të Ukrainës, duke mbështetur përpjekjet e separatistëve pro-rusë, raporton mediumi boshnjak Oslobodjenje.
Tags: barrikadatterroristi serbvrasja