Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Vritet një 41-vjeçar në Fier

Një 41-vjeçar është vrarë me armë zjarri sot në lagjen “16 Prilli” në Fier.

Sipas informacioneve viktima është Elton Javori, banues në Fier, ndërsa ende nuk dihet shkaku i vrasjes dhe nëse ka të shkuar kriminale.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, ndërsa grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në një konferencë për shtyp për një ngjarje tjetër theksoi se brenda një kohe të shkurtër do të vendoset para drejtësisë autori i krimit.

Njëri prej banorëve tha se viktima është një djalë i edukuar dhe jeton me familjen.

“I edukuar, djalë i sjellshëm, familje të mrekullueshme, nga erdhi kjo Zoti e di, nuk dëgjova krisma, unë sa dola nga shtëpia dhe shkova në kafe, ka babanë nënën, vëllezërit në Gjermani, djalë i mrekullueshëm”, tha ai./tch