Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vritet një familje tetë anëtarëshe, 52 palestinezë të vrarë në 24 orët e fundit

Familja tetë anëtarëshe Abu Ghali ishiun në gjumë kur një sulm ajror izraelit goditi shtëpinë e tyre dhe i vrau të gjithë.

Trupat e dy prindërve dhe gjashtë fëmijëve të tyre të moshës 23 deri në 8 vjeç u varrosën të dielën në Deir al Balah të Gazës.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Muhamed abu Ghali me dhimbje tregon për humbjen e të vëllait, kunatës dhe nipave e mbesave.

“Ata e bombarduan shtëpinë e tyre. Ishin të sigurt, ai , gruaja e tij dhe fëmijët po flinin. Të gjithë vdiqën. Të gjithë u fshinë nga regjistri civil”, tha Mohammad abu Ghali.

Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë, tha se spitalet në të gjithë Gazën morën trupat e 52 personave të vrarë në sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit.

128 të tjerë të plagosur u dërguan gjithashtu në spitale, tha ajo në konferencën e saj të përditshme.

Kjo solli numrin e të vdekurve në Gaza që nga fillimi i luftës më 7 tetor të vitit të kaluar në 42,227 dhe 98,464 të plagosur, sipas ministrisë.

Ndërkohë ushtria izraelite të shtunën rinovoi urdhrat për palestinezët në Rripin verior të Gazës që të lënë shtëpitë dhe strehimoret e tyre në mes të një jave luftimesh intensive me militantët atje.

Avichay Adraee, një zëdhënës i ushtrisë izraelite u kërkoi njerëzve që jetonin atje të shkonin në jug për në Muvasi, një zonë e përcaktuar nga ushtria si zonë humanitare.

Për pjesën më të madhe të javës së kaluar, luftimet u përqendruan në dhe rreth Jabaliya me avionë luftarakë izraelitë dhe artileri që goditnin zonën.

Njerëzit atje thanë se kanë mbetur të bllokuar brenda shtëpive dhe strehimoreve të tyre.

Ushtria urdhëroi gjithashtu tre spitalet kryesore në Gazën veriore të evakuonin pacientët dhe stafin mjekësor.