Forcat ruse e kanë sulmuar qytetin Mikolaiv në Ukrainë me raketa S-300 të martën, duke e vrarë një grua dhe duke plagosur 16 njerëz, tha guvernatori rajonal Vitaliy Kim.
Kim shkroi në Telegram se sulmi shkaktoi dëme ndaj infrastrukturës civile, përfshirë ndaj një qendre tregtare, ndërtesave të banimit dhe veturave.
Ndërkohë, Mbrojtja Ajrore e Ukrainës tha se i rrëzoi 12 prej 17 dronëve me të cilët Rusia e sulmoi rajonet Mikolaiv, Kiev, Odesa, Poltava, Çernihiv, Kirovohrad dhe Çerkas.
Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në drejtimin verilindor të Ukrainës, në Harkiv, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës të martën.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën, shkruan REL.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.