Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuante nga depresioni? Motra e Almës: Po më dhemb shpirti! Më vjen keq që po shpikin për të

Në një intervistë ekskluzive për “Breaking” në Top News ka qenë motra e Almës, nënës që u vetëmbyt me tre fëmijët e saj në lumin Buna në Shkodër.

Motra e saj shprehet se Alma nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor “shpikjet që po bëhen ndaj motrës së saj po i dhembin shumë”.

Gazetarja: A është e vërtetë që Alma vuante nga depresioni?

Motra e Almës: Më dhemb shpirti se po shpikin çdo gjë për motrën time, motra ime ka qenë një grua e mrekullueshme, ka qenë një nënë e përkryer, mund ta vërtetoni tek shkolla se i ka çuar përditë fëmijët tek shkolla, i ka veshur, i ka çuar shumë të rregullt, është marrë me detyrat e fëmijve çdo ditë . Nqs motra ime ka qenë me të meta mendore, nuk do i kishte bërë këto veprime. Për Almën ka pasur një lagje e tërë respekt. E kanë dashur të gjithë motrën time. Si ka mundësi që motra ime ka qenë me të meta mendore dhe ka 10 vite martesë me burrin?