Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçeviq: Deri në orën 14:00 ushtria plotësisht në gatishmëri

“Jemi në pritje të një zgjidhje politike”, ka thënë Ministri i Mbrojtjes i Serbis, Millosh Vuçeviq, i cili i tha se deri në ora 14:00 të pasdites do të “përfundojnë zhvendosjen e njësive ushtarake” siç ka urdhëruar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të premten.

“Njësitet e Ushtrisë së Serbisë do të jenë të përgatitura për të kryer çdo urdhër, me shpresën që të gjejmë zgjidhje politike”, tha ai, siç e cituan mediat serbe.

Vuçeviq pati kritika edhe qortim edhe ndaj KFOR-it, për të cilët tha se po mbrojnë Policinë e Kosovës “dhe uzurpuesit e demokracisë”.

“Kordoni i KFOR-it mua më duket që është kordon për të fuqizuar mbrojtjen e Policisë së Kosovës kundër njerëzve duarthatë…Sot ambasadori amerikan në Prishtinë ftoi këta kryetarët të vetëshpallur të zgjedhur në kontonjerë, dy prej të cilëve u përgjigjën – dy nga partia e Thaçit, dy nga të Kurtit nuk u përgjigjën. As aty nuk është kompletuar”, ka thënë Millosh Vuçeviq.

“I takon politikës dhe diplomacisë që të gjejnë zgjidhje politike…pritet që kjo do të zgjidhet politikisht”, ka thënë ministri serb.