Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçeviq e përmend vizitën e Macronit në Serbi: Do të bisedohet edhe për situatën në Kosovë

 
   

Kryeministri serb Millosh Vuçeviq tha se gjatë vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Serbi do të nënshkruhen shumë dokumente të rëndësishme në fushën e energjisë, zhvillimit, kulturës dhe mbrojtjes.

Vuçeviq tha në një konferencë për media në Qeverinë e Serbisë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Macron do të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe për situatën politike dhe gjeopolitike, si dhe situatën në Kosovë, luftërat në Ukrainë dhe Rripin e Gazës.

Do të ketë diskutime edhe për perspektivën evropiane të Serbisë, deklaroi Vuçeviq dhe shtoi se:

“- do të diskutohet se si presidenti Macron, si president i një prej dy shteteve më të forta anëtare të Bashkimit Evropian, e sheh perspektivën e mëtejshme të Serbisë”, shkruan B92.