Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka pretenduar se nëse forcat serbe do të merrnin urdhër nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq për të hyrë në Kosovë siç tha ai “do ta kryenin një detyrë të tillë me efikasitet, profesionalizëm dhe sukses”.
Ai në një konferencë për media të mbajtur në Beograd ka theksuar se bashkëpunimi me KFOR-in është i mirë, shkruan N1.
“Gjatë gjithë këtyre viteve, trupat e KFOR-it nuk kanë kaluar asnjëherë në territorin e Serbisë, e as Ushtria Serbe nuk e ka bërë këtë pa lejen e KFOR-it. Ushtria serbe asnjëherë nuk ka shkelur asnjë marrëveshje dhe ky nuk është informacion teknik por thelbësor”.
“Nëse Forcat e Armatosura të Serbisë marrin një urdhër të tillë nga Presidenti i Serbisë si Komandant i Përgjithshëm për të hyrë në territorin e Kosovës, Forcat e Armatosura të Serbisë do ta kryejnë një detyrë të tillë”, theksoi ministri serb dhe shtoi se një detyrë e tillë e mundshme do të të kryhet në mënyrë profesionale dhe sigurisht të njoftohet paraprakisht KFOR-i sepse siç u shpreh- “ne asgjë nuk punojmë pas shpine”.