Presidenti i Serbisë Vuçiç deklaroi se “Serbinë e pret një periudhë shumë e vështirë, ku do të vendoset bile edhe për anëtarësimin e Kosovës në KE, por ne do përpiqemi deri në momentin e fundit, pasi kjo i bie përjashtim i Serbisë. Ndërkohë mediet kanë shkruar se ai iu ka nis letër Sholcit edhe Makronit, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.
Ai theksoi se pranimi i Kosovës në KE, pa përmbushjen e kushteve dhe themelimin e asociacionit dhe çështjeve tjera, në të vërtetë përbën përjashtim të Serbisë nga kjo organizatë.
“Do të shohim si do rrjedhin gjërat, do përpiqemi rreth kësaj, lajmet e vetme të mira janë situata ekonomike prej të cilës jetojmë dhe kjo është mirë dhe me rëndësi” tha Vuçiç.
“Dodik dhe ekipi i tij kishin propozime për ftesa për disa përfaqësues serb nga hapësirat e ish Jugosllavisë, ku do bisedojmë për gjuhën, shkrimin dhe çështje tjera” tha ai.
Vuçiç theksoi se i ka bërë thirrje udhëheqjes së Srpska që të shqyrtojnë mirë situatën “por nuk do vendosin sanksione ndaj Srpskes, prandaj duhet kujdes për secilin veprim që bëjnë”.
Ndërkohë mediet kanë njoftuar se Vuçiç iu ka nis letër kancelarit gjerman Sholc dhe presidentit francez Makron rreth pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, këtë e ka konfirmuar edhe ministri i financave Mali
Ai ka deklaruar se Vuçiç ka dërguar letër kancelarit Sholc dhe presidentit Makron por edhe liderëve tjerë evropian, ndërkohë që ka shtuar se asnjëherë nuk e ka parë Vuçiç aq të shqetësuar, pas presioneve në rritje.