Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq i quajti gënjeshtra disa detaje të shkruara në gazetën Nova.
Nova shkroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e pranoi Asociaiconin në Bruksel dhe se Vuçiq e pranoi marrëveshjen me njohje ‘de facto’, por që ka kërkuar ta nënshkruajë pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi.
“Nuk ka asgjë ‘ekskluzive’ në gënjeshtrat e përhapura nga mediat e Sholakut – ato janë të njëjta para çdo zgjedhjeve. Deri më tani, afërsisht 528 herë, e kanë ‘kuptuar’ se Vuçiq do ta njohë Kosovën*, ose se do të vendosin sanksione ndaj Rusisë një ditë pas zgjedhjeve”, shkroi Bërnabiq në “X”.
“Ju ecni përpara me gënjeshtrat, dhe ne vazhdojmë me rezultatet”, shtoi ajo.