Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot ka folur për media për organizimin e referendumit në Kosovë për shkarkimin e katër kryetarëve shqiptarë të komunave veriore.
Siç pretendon presidenti serb, çështja e referendumit “është një mashtrim tjetër i Kurtit”, por thotë se për këtë çështje dhe për “planin e Kurtit” do të flasë pas takimit që do ta mbajë më 15 mars me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak.
“Referendumi për largimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës është një tjetër mashtrim i Albin Kurtit, për të do të flas në ditët në vijim.
I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, vjen në Beograd më 15 mars, dhe pas kësaj do të shpjegoj se çfarë planifikon Kurti”, ka thënë Vuçiq.