I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se plani evropian për Kosovën është i mirë dhe se “nuk i përshtatet asnjërës palë” dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do “të humbas mundësinë” nëse ai nuk pranon ta zbatojë atë.
Analisti Binak Maxharraj i ka reaguar emisarit amerikan Gabirel Escobar në lidhje me këtë deklarim.
Sipas tij, Vuçiqi është gjeneratori i krizës së tenisoneve në veri, por që emisarët nuk po e shohin këtë.
“Sipas agjencisë kroate të lajmeve, Hina ai haptas e “kërcënoj” Kurtin nëse e refuzon planin e BE, bile do të jetë i humbur. Të përkujtojmë se Escobar është kritikuar ashpër edhe nga Senatori Bob Menendez për kërcënime ndaj liderëve kosovarë. Por, si për çudi Escobar nuk e thotë asnjë fjalë kërcënimi për Vuçiqin i cili që tri decenie është gjenerator i të gjitha krizave në veriun e Kosovës, por lë të kuptohet se Vuçiq i paska dhënë atij shenja se është i gatshëm të pranojë kërkesat evropiane. Escobar si duket nuk qenka ngi me rrenat, mashtrimet dhe dredhitë e Vuçiqit i cili i paraqitet si paqësor me thikë ndërsqetull. Z.Escobar deri kur do të kuptosh ti, se pari e pastaj edhe Borell e Lajçak se gjenerator i të gjitha krizave në veri është pikerisht Vuçiq. Ai e solli edhe krizën e fundit e cila përfundoi duke i rrahë dajak pjestarët e KFOR-it”, thotë ai.
Tutje, ai thotë se për shumë gjëra nuk kanë reaguar, për padrejtësitë që po i bëhen Kosovës në raport me Serbinë.
Ai pyet Escobarin, pse ju diplomatë të shquar të botës së lirë nuk reaguat kur Vuçiq e dërgoi njësitin e tij personal “Komando” për t’i rrëmbyer policët e Kosovës?
-Pse Ti z Escobar, por edhe Ju Borell e Lajçak nuk reaguat fare kur dhunshëm Vuçiq i nxori nga të gjitha institucionet e Kosovës në veri.
-Pse nuk reaguat fare kur Vuçiqi qëllimshëm i ndaloi serbët të dalin në zgjedhje e 23 prillit. Ju si diplomat të “shquar”a nuk mundët të kuptoni se ku është kopilia e Vuçiqit. Kopilia e tij e solli rrahjen me dajak pjesëtarët e KFOR-it,
-Ju zotërinjët emisar nuk reaguat fare kur Vuçiqi nuk e nënshkroi Marrëvshjën e Ohrit, por porsa doli nga salla iu tha mediave se nuk do ta resepktojë, pra Vuçiq në këtë drejtim fill e shkeli marrëveshjen e Ohrit kur nuk e votoi Kosovën në KE bile i kërcënoi edhe të tjerët që e bënë. Escobar bile turpshëm tha se me këtë nuk e ka shkelur marrëveshjen e Ohrit, ku thuhet se Kosova dhe Serbia nuk duhet ta pengojnë njëra tjetrën në antëarësimin në orgaizatat ndërkombëtare.
-Pse ju diplomatë të shquar të botës së lirë nuk reaguat kur Vuçiq e dërgoi njësitin e tij personal “Komando”për t’i rrëmbyer, kidnapuar tre policë brenda territorit të Kosovës. Krejt se çfarë bëtë ju diplomatët e botës së lirë demokratike që policët të kthehen menjëherë. Vuçiq nuk ia vari as DASH-it as BE as Eskobarit e as Lajçakut që menjëherë policët të kthehen pas, por ai i ktheu kur Vuçiq deshi pra pasi e plotësoi planin e tij se për çka ishin kidnapuar.
-Por, ajo se çka është edhe me e turpshme për diplomacinë Amerikane dhe të BE që nuk reaguan fare për faktin e tmerrshëm se Vuçiq me rastin e kidnapimit të policëve e kishte shkelur marrëveshjet ndërkombëtare kur e shkeli sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Nuk u ndëshkua Serbia e as Vuçiq për cenimin e sovranietit të Kosovës”, nënvizon ai.
Në fund, ai thotë se është koha që Escobar të kthjellet dhe të merret me Serbinë, sepse historikisht ajo ka copëtuar trojet shqiptare.
“Për të gjitha këto shkelje të marrëveshjeve nga ana e Serbisë dhe në veçanti nga Vuçiqi, Amerika përmes Escobarit por edhe BE perms Borrelit e Lajçak nuk qenkan shkelje, nuk qenkan gjenerator të të gjitha krizave në veri, kurse fajësohet Kurti pse një kryetar i zgjedhur legjitimisht, legjitimitetin e të cilit e ka pranuar edhe SHBA dhe BE, po qëndrojka duke e kryer detyrën e tij në ndërtesën e Komunës, e jo jashtë saj.
Bile tragjid-komedia e Escobarit prej diplomatit skandaloz shkon edhe më larg kur patë preferuar se këta kryetarë të zgjedhur legjitimisht mund të shkojnë edhe në hënë për me i kry detyrat. Është koha që ju bile z Escbar të kthjelleni, sepse Kosova nuk mund të pres diçka më mirë nga BE e cila historikisht nëpër konfernca dhe kancelaritë ndërkombëtare me ndihmën e Rusisë dhe Serbisë i kanë copëtuar tokat shqiptare. Për t’u bindur lëshoja një sy hartës së Ballkanit dhe do të shihni se si dhunshëm me luftëra e gjenocid është ndarë në shumë shtete të Ballkanit e më së shumti janë depërtuar dhunshëm, përfundon ai.