Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Vuçiq i ka ditët e numëruara”, gjenerali shqiptaro-amerikan vjen me deklaratë të fortë: Ja si erdhi vendimi për lirimin e Radoiçiqit

Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka reaguar pas lirimi të kryekriminelit serb, Milan Radoiçiq.

Ai në një postim në Facebook tha se lirimi i tij erdhi pasi Vulin e kërcënoi Vuçiqin me eliminim, nëse i ndodhë diçka Radoiçiqit.

Maralusha tha se ky kërcënim presidentit serb ia dorëzua nga avokati i Radoiçiqit dhe për këtë ai edhe u lirua.

“Autoritetet ndërkombëtare të inteligjencës e kanë pritur një gjë të tillë dhe e dijnë se Vulin, është ai që e organizoi dhe autorizoi sulmin terrorist të 24 shtatorit kundër Kosovës.

Mendimi im dhe ai i inteligjencës perëndimore është se Vuçiq i ka ditët e numëruara”, shkroi ndër të tjera Maralusha, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Vulin nëpërmjet grupit kriminal “Zemun”, e ka paralajmëruar Vuçiqin se vetë ai dhe e gjithë familja e tij do të eliminohet nëse vetëm një fije floku i mungon Milan Radoiçiqit.

Ky kërcënim iu dorëzu Vuçiqit përmes avokatit mbrojtë të Radoiçiqit. Kjo është arsyeja që ai u lirua nga arrestimi, dhe që nuk do të ndjeket nga gjykata.

PS: Autoritetet ndërkombëtare të inteligjencës e kanë pritur një gjë të tillë dhe e dijnë se Vulin, është ai që e organizoi dhe autorizoi sulmin terrorist të 24 shtatorit kundër Kosovës.

Mendimi im dhe ai i inteligjencës perëndimore është se Vuçiq i ka ditët e numëruara.