Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot ambasadorin kinez Li Ming, të cilit i ka dorëzuar një letër për presidentin kinez Xi Jinping, për siç thuhet situatën në Kosovë.
“Një takim i shkëlqyer me ambasadorin e Republikës së Kinës Li Ming.
Ia dorëzova letrën që i dërgova Presidentit Xi për situatën në Kosovë, por edhe për zhvillimin e shpejtë të marrëdhënieve tona dypalëshe”, njoftoi Vuçiq në rrjetet sociale,
Kreu i shtetit serb duke iu referuar vendimit të Kosovës për ndalimin e dinarit thotë se e falënderoi diplomatin kinez për siç tha “reagimin e fuqishëm dhe të qartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës lidhur me lëvizjet e fundit të papërgjegjshme të Prishtinës”.