Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është deklaruar pas takimit që e ka pasur me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ai ka shkruar se është shumë i shqetësuar me zhvillimet në Kosovë dhe me planin, sipas tij, “të kryeministrit Kurti për dëbimin e serbëve dhe pushtimin e veriut të Kosovës”.
Sipas Vuçiqit, takimi ka zgjatur më shumë se dy orë.
“Kam biseduar për më shumë se dy orë me Miroslav Lajçak. Unë jam shumë i shqetësuar për zhvillimet në Kosovë dhe planin e Kurtit për të pushtuar me dhunë veriun e krahinës dhe për të dëbuar serbët nga vatrat e tyre shekullore. Këtë ia kam përcjellë përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.