Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiq kërcënon integritetin territorial të Malit të Zi, duke përmendur 13% të territorit

Mediat malazete raportojnë se deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se Mali i Zi ka bërë lojë të pështirë me Rezolutën për Srebrenicën dhe se miqtë e Serbisë do të dëshmohen në mbledhjen e radhës së Asamblesë së Kombeve të Bashkuara janë vlerësuar kërcënuese.

Qeveria e Malit të Zi e udhëhequr ka çuar amandamente ku thuhet se gjenocidi nuk mund t’i atribuohet një etnie të caktuar e megjithatë, mbështetja që ja kanë dhënë rezolutës ka bërë që nga Beogradi drejt Podgoricës të vijnë mesazhe agresive.

Ndërkohë, Vuçiq ka thënë se Serbia do ta mësojë të enjten “se kë ka mike në botë”.

“Ne respektojmë fqinjët tanë dhe të drejtën ndërkombëtare, nuk mund të kuptoj gjithmonë gjithçka. Për mua loja për amandemtim ishte e pështirë e me kë negociuan për këtë do ta shpjegoj të premten pas kthimit në New York”, ka thënë Vuçiq për TV Pink.

Vuçiq akuzoi mediat e Malit të Zi për “pamaturi”, derisa përmendi edhe Plavën e Gusinë.

“Epo, Serbia nuk ka njohur pavarësinë e Plevlës, Herceg Novit, Rozhajës, Plavës e Gusisë – të asnjërit në Mal të Zi. Rreth 13 për qind të territorit. Nuk është Serbia që ka shkelur integritetin territorial të Malit të Zi dhe kartën e OKB-së, por Mali i Zi e ka shkelur të Serbisë”, tha Vuçiq.

Tags: