Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiq: Kurrë s’do ta lëmë në baltë popullin tonë në Kosovë

 
   

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia krahas forcimit ekonomik do të luftojë për siç tha ai popullin e saj në Kosovë, të cilin, “nuk do ta lërë kurrë në baltë”.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Instagram ka përmendur edhe vizitën e javës së shkuar në Tiranë ku mori pjesë në Samitin për Ukrainën.

”Me rëndësi të jashtëzakonshme dhe me interes të madh për qytetarët e vendit tonë është procesi i afrimit me tregun unik evropian”.

“Prandaj qëndruam në Tiranë ku biseduam me përfaqësues të BE-së për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, shkroi ai.