Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar sanksionet e vendosura nga SHBA ndaj kreut të shërbimit sekret BIA, Aleksandar Vulin.
Vuçiq ka thënë se nuk ka vënë re që është gjetur kokainë në zyrën e Vulin.
“Ata kanë disa çështje për të trajtuar. Nuk e vura re që u gjet kokainë në zyrën e Vulin, por në Shtëpinë e Bardhë”, tha presidenti i Serbisë, shkruan informer.
Tutje Vuçiqi nënvizoi se është shumë e rëndësishme që të kryhet një hetim i plotë dhe i tërësishëm.
“Le të jemi të qartë, sanksionet kundër Vulin u vendosën për shkak të qëndrimit të tij ndaj Rusisë. Ato nuk u futën për shkak të krimit, korrupsionit apo ndonjë gjëje, sanksionet u vendosën për shkak të qëndrimit të tij ndaj Federatës Ruse” shtoi ai, transmeton teve1.info.