Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiq: Na duhet një zgjidhje kompromisi për Kosovën, jo një zgjidhje ku shqiptarët marrin gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se për Kosovën nevojitet një zgjidhje kompromisi dhe se nuk mund të ketë zgjidhje të njëanshme sipas së cilës “shqiptarët fitojnë gjithçka dhe serbët humbasin gjithçka”.

Në një intervistë për gazetën zvicerane Veltvohe, Vuçiq tha se çështja e Kosovës kërkon një kompromis dhe se në procesin e negociatave një zgjidhje e tillë është arritur, por se nuk është arritur sepse Prishtina nuk i ka përmbushur obligimet e saj.

Vuçiq tha se tani nuk ka as bisedime, edhe pse sipas tij, Beogradi është gjithmonë i gatshëm për dialog.