Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, tha se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog dhe respekt për gjithçka që është nënshkruar dhe rënë dakord.
Siç njofton Shërbimi Mediatik i Presidentit të Republikës, Vuçiq ka ripërsëritur se Serbia avokon për deeskalim, paqe dhe stabilitet, të cilat janë të nevojshme për të siguruar mbijetesën e serbëve në Kosovë.
“Gjatë takimit të sotëm, Vuçiq insistoi në formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe u diskutuan tema të tjera të rëndësishme në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në deklaratë.