Presidenti serb Aleksandër Vuçiq thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e do formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe sipas Marrëveshjes së vitit 2015.
“Ai dëshiron të ngrejë tension çdo ditë dhe të na fusë në luftë”, ka thënë Vuçiq, transmeton teve1.info.
Duke folur për furnizimet me armë që po vijnë për FSK-në, Vuçiq për këtë e ka drejtuar gishtin te Turqia.
“Ata janë furnizuesit kryesorë të posedimit të paligjshëm në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe gjithçka tjetër”, ka thënë Vuçiq për TV Pink.
Sa i përket policëve të arrestuar të Kosovës, ai thotë se nuk beson se do të kalojnë pa aktakuzë.
Vuçiq tutje ka paralajmëruar për sot një takim me serbët e Kosovës.