Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në dy muajt e ardhshëm pret që të nënshkruajë kontratën për furnizimin me avionët luftarakë francezë “Rafale”.
Vuçiq, i cili ndodhet në Francë për një vizitë dyditore, e bëri të ditur këtë para mediave, teksa tregoi për takimin që kishte me presidentin francez, Emmanuel Macron.
“Kam folur me Macron për tre orë, jam shumë i lumtur për ato bisedime. Mendoj se kemi arritur marrëveshje konkrete për blerjen e avionëve Rafale, ku pres që të nënshkruhet kontrata në dy muajt e ardhshëm”, tha Vuçiq, siç shkruajnë mediat serbe.
Avionët e rinj luftarakë që pritet t’i blejë Serbia do t’i shtohen flotës së Forcave Ajrore të Serbisë që kryesisht përbëhet nga “Mig 21” dhe “Mig 29” të cilët i ka blerë dhe i janë dhuruar nga Rusia.
Se Serbia planifikon të blejë avionë luftarakë francezë Rafale, Vuçiq kishte paralajmëruar kohë më parë.