Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënëse gjatë qëndrimit në Nju Jork ka pasur diskutime jo të lehta për Kosovën.
Duke thënë se me bashkëbiseduesit ka pasur qëndrime të ndryshme, por megjithatë ka folur hapur për qëndrimin e Serbisë.
Vuçiq për RTS tha se gjatë atyre diskutimeve për situatën në Kosovë, ai e kuptoi “kush qëndronte pas disa veprimeve, kush nuk i kanë penguar, por edhe kush ishte kundër veprimeve” të kryera nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Gjatë gjithë mëngjesit kam analizuar gjithçka që kam kaluar me zyrtarët amerikanë dhe me të gjithë të tjerët”, tha Vuçiq, duke shtuar se nuk mund të flasë për detajet e atyre bisedimeve, sepse kjo është marrëveshja.