Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë, nuk e ka lëshuar rastin për t’u viktimizuar as në rastin kur 56 politikanëve perëndimorë që e dërguan një letër në drejtim të qeverive të tyre për ta ndryshuar qasjen për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, si dhe të jenë më të ashpër me presidentin serb Vuçiq, shkak i destruktivitetit të tij.
Për këtë Vuçiq në formë ironike thotë se “është fajtor pasi nuk po e njehë Kosovën si shtet”.
Ai ka shtuar se po fajësohet pasi nuk po e njehë Kosovën shtet dhe “po i mbron” interesat e popullit serb në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe në Malin e Zi.
“Unë po krijoj probleme në Kosovë sepse nuk e njoh pavarësinë, mediat thonë se letra është kundër Vuçiqit, por më drejtohet vetëm formalisht dhe në thelb është kundër Serbisë. Unë kam faj që nuk e njoh. pavarësinë e Kosovës dhe me këtë shkaktojnë destabilitet dhe krijojnë probleme”, tha ai gjatë një konference për shtyp.
Serbia që drejtohet nga Vuçiq nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse përkundër kërkesave të vazhdueshme të Perëndimit.
Pos kësaj, Serbia ka probleme direkte me tre shtete të Ballkanit Perëndimor, duke u parë kështu si i rrezikshëm për paqen në rajon.