Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq në një konferencë për media ka folur për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat speciale të Serbisë, siç ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, brenda territorit të Republikës së Kosovës, shkruan Express.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic pretendon se ushtria serbe nuk e ka kaluar kufirin dhe se s’është futur brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Vuçiq thotë se një gjë të tillë “mund ta konfirmoj edhe KFOR-i”.
Sipas presidentit serb, “tre policët e Kosovës janë arrestuar pa asnjë të shtënë” dhe se “arrestimi i tyre ka ndodhur thellë në territorin e Serbisë, 19 kilometra nga toka, dhe 4.1 kilometër vijë ajrore nga kufiri”.
“Ne jemi gati t’i japim gjitha inçizimet dhe shënimet. Dhe të sjellim ekspert që ushtarët tonë t’i nënshtrohen poligrafit. Do t’i pyesim dy pyetje, a e keni relizuar ju arrestimin dhe a e keni bërë brenda territorit të Serbisë apo të Kosovës”, ka deklaruar Vuçiq.