Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiq propagandon në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Kosova ka krijuar kushte të padurueshme për serbët

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka propaganduar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Serbia ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit për shkak të situatës në Kosovë, për të cilën pretendon se është “në kontrast të fortë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”.

Ai ka folur për dinarin, pasi një rregullore e BQK-së trajtonte valutat e huaja.

Sipas Vuçiqit, Kosova ka krijuar kushte “të padurueshme për serbët në Kosovë”.

“Institucionet e Prishtinës kanë krijuar kushte të padurueshme për serbët dhe bëjnë sulme sistematike ndaj serbëve dhe persekutimin e tyre. Mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme deri në takimin e ardhshëm për raportimin e radhës së UNMIK-ut”, ka thënë ai.

“Kemi kërkuar këtë takim për shkak të veprimit të Bankës së ashtuquajtur të Kosovës për ndalimin e dinarit. I ashtuquajturi lidership ka vazhduar sulmet ndaj popullatës serbe dhe ka kulmuar pasi që mbijetimi i tyre në provincën jugore varet nga buxheti i Serbisë. Ky është sulm ndaj popullatës serbe dhe e bën situatën në Kosovë të vështirë”, ka propaganduar Vuçiq.