Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiq: Protestat e së shtunës janë pjesë e një lufte hibride për të rrëzuar qeverinë e Serbisë

Dhjetëra mijëra serb protestuan të shtunën në rrugët e Beogradit kundër minierave të litiumit në Serbi.

Të njëjtën gjë synonin ta bënin edhe të dielën por në orën 5 e 30 të mëngjesit ata u dëbuan nga policia serbe.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

E protestën e së shtunës, njërën nga më të mëdhatë në Serbi në vitet e fundit, presidenti serb Aleksander Vuciq  e quajti pjesë të një luftë “hibride” të mbështetur nga Perëndimi për të rrëzuar Qeverinë e tij.

Vuçiq u tha gazetarëve të dielën se megjithëse protesta kryesore u bë në mënyrë demokratike, bllokimi i trafikut në autostradë përbënte “terror të pakicës ndaj shumicës”.

“E gjithë kjo nuk është një kontribut për demokracinë. Në fakt, krejt e kundërta. Është tallje me demokracinë, është terror i pakicës mbi shumicën. Është pjesë e luftës  hibride e krijuar për të rrëzuar qeverinë. Ne dinim gjithçka në detaje. Ne u treguam të përmbajtur,  pa dhunë kemi siguruar rendin në vend”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha javën e kaluar se ai ishte informuar nga shërbimet e inteligjencës ruse se “trazira masive dhe një grusht shteti” po përgatiteshin në Serbi nga fuqi të paspecifikuara perëndimore që dëshirojnë ta largojnë atë nga pushteti.

Zyrtarët qeveritarë dhe mediet e kontrolluara nga shteti kanë nisur një fushatë të madhe kundër tubimit të së shtunës, duke e krahasuar atë me kryengritjen e Maidan në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, që çoi në përmbysjen e presidentit të atëhershëm pro-rus të vendit Viktor Janukoviç në 2013.

Organizatorët e “Protesta e Beogradit” i kanë mohuar këto akuza./Tëvë1/

Tags: