Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiq rrëfen takimet me Macron dhe Melonin në Bruksel

 
   

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare është të detyrojë Serbinë që ta njohë Kosovën.

Vuçiç ka thënë se Serbinë do ta presin javë e muaj të vështirë, pasi ai nuk do të pajtohet me këtë, raporton “RTS” .

Vuçiç ka deklaruar se Serbia do të ketë shumë presione.

“Prandaj i vunë shqiptarët nën sanksione, të cilat nuk janë aq serioze, dhe me këtë po e shantazhojnë Serbinë, sepse kemi diçka për të humbur”, tha Vuçiç për gazetarët, pasi priti studentë nga Kosova.

Vuçiç i pyetur nëse do të nënshkruante marrëveshje, ka thënë se kurrë s’do ta bënte këtë.

“Unë e kam thënë një mijë herë që nuk do ta bëj, dhe e kam thënë në vendet më të vështira. E thash këtë në fytyrën e Scholzit, Macronit e Melonit. Aty ishin edhe Charles Michel, Borrell e Lajçak. E thash para atyre gjashtëve dhe ua kam thënë edhe më parë”, ka deklaruar Vuçiç.

Vuçiç ka thënë se Serbia “vazhdimisht ballafaqohet me standarde të dyfishta dhe hipokrizi”.

“KFOR-i dhe NATO me të drejtë i referohen Rezolutës 1244 dhe ata mandatin e marrin nga ai dokument. Por, kur i pyet për normat nga e njëjta rezolutë, ata na thonë – mos shikoni nga e kaluara, por nga a e ardhmja”, tha Vuçiç.

Duke komentuar takimin që është paraparë të ketë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Serbisë, Milan Mojsiloviç me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, ai tha se nuk pret që tema e bisedës të jetë diçka shumë e keqe.