Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiq s’beson që do të ketë sanksione ndaj Serbisë, u bën thirrje serbëve në veri për zgjedhje

Presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk beson që do të ketë sanksione ndaj qytetarëve të shtetit të tij dhe se nëse do të aplikohen masa, ato do të jenë masa ndaj tij.

Vuçiq të enjten, në një intervistë në Tv Prva, kur është pyetur nëse qytetarët e Serbisë duhet të jenë të frikësuar nga lufta dhe sanksionet, ka thënë se ata mund të jenë të qetë.

“Mendoj që qytetarët në Serbi mund të jetën të qetë, unë besoj se ne jemi në gjendje të ruajmë paqen falë forcës së shtetit dhe ushtrisë sonë. Nëse ushtria do të ishte më e dobët, ne nuk do të kishim paqe shumë kohë më parë dhe shumë të tjerë do të kishin ndërmarr veprime kundër nesh”, është shprehur Vuçiq.

Ai u ka bërë thirrje “përfaqësuesve të serbëve në Kosovë që të organizojnë sa më parë zgjedhje për kryetarë të komunave në katër komuna në veri të Kosovës”.

“Do t’i kërkoja popullit tonë të dilte me nisma për organizimin sa më të shpejtë të mundshëm të zgjedhjeve në këto katër komuna. Sigurisht, kjo është kërkesa ime. Kështu i shikoj gjërat. Ndoshta ata shohin më mirë, më ndryshe, por kjo është kërkesa ime për ta”, është shprehur ai.

Sipas tij kjo do të mundësojë që pushteti të kthehet tak ata që jetojnë atje dhe nuk do të jetë më në dorë të atyre që “nuk do të jetojnë kurrë atje”