Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiq: Serbia e vlerëson shumë Surinamin për vendimin e saj për ta tërhequr njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Biznesit Ndërkombëtar të Surinamit, Albert Ramdin.

Vuçiq ka theksuar se Serbia e vlerëson shumë Republikën e Surinamit për vendimin e saj për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, akt që sipas Vuçiqit konfirmoi miqësinë mes të dy vendeve dhe respektimin e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së.

“Vuçiq ka shkëmbyer mendime me Ramdinin për drejtimet e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht miqësore ndërmjet Serbisë dhe Surinamit dhe përmirësimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dypalësh”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Bashkëpunim me Media të tij.