Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiq: Serbia ka marrë një lajm në 48 orët e fundit, por nuk është e lehtë të thuhet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë sonte se Serbinë e presin ditë të vështira dhe paralajmëroi se së shpejti do t`i informojë qytetarët për të gjitha sfidat që e presin.

Ai ka thënë se Serbia ka marrë një lajm në 48 orët e fundit, por ka theksuar se nuk e ka të lehtë ta thotë.

“Serbinë e presin ditë të vështira. Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit. Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare si të Serbisë ashtu edhe të Republikës Srpska”, ka shkruar Vuçiq në profilin në Instagram.

Vuçiq njoftoi se në ditët në vijim do ta njoftojë “popullin e Serbisë me të gjitha sfidat që e presin”.

“Do të jetë e vështirë, më së vështiri deri më tani”, tha Vuçiq, i cili po ashtu shprehu besimin për fitoren e Serbisë. “Ne do të luftojmë. Serbia do të fitojë”, ka deklaruar Vuçiq.