Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiq: Të thuhet më qartë se e kujt është përgjegjësia për shkaktimin e vazhdueshëm të tensioneve

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u takua sot me kongresmenin amerikan Michael Turner. Ai theksoi se Serbia është e përkushtuar për bashkëpunim kuptimplotë dhe përmirësim të marrëdhënieve me ShBA-në, veçanërisht në fushën e ekonomisë.

Kur është fjala për Kosovën, Vuçiq theksoi se është e rëndësishme të thuhet më qartë se e kujt është përgjegjësia për shkaktimin e vazhdueshëm të tensioneve, në vend që të dyja palët vazhdimisht të bëjnë thirrje për deeskalim.

“Vuçiq diskutoi me Turner marrëdhëniet dypalëshe, rrugën evropiane të Serbisë, dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe të gjitha çështjet e tjera aktuale rajonale dhe botërore”, njoftoi presidenca e Serbisë.