Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiq: Tërheqja e menjëhershme e “kryetarëve të rremë” dhe njësisë speciale, kusht për paqen në veri

Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, sot e kanë vizituar përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it, të cilët kanë biseduar me të për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Vuçiq ka shkruar në llogarinë në Instagram se gjatë takimit ai ka theksuar se “veprimet e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë ndaj komunitetit serb”.

“Kjo na largon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon. Tërheqja urgjente e kryetarëve të rremë të komunave dhe pjesëtarëve të të ashtuquajturave forca speciale policore të Prishtinës është kusht për ruajtjen e paqes në Kosovë dhe Metohi”, ka shkruar Vuçiq në Instagram, por nuk ka përmendur se cili është qëndrimi i përfaqësuesve të vendeve të KUINT-it në lidhje me këtë.