Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiq thotë se serbët në Kosovë po persekutohen

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë të OKB-së pretendon se institucionet e Prishtinës kanë krijuar kushte të padurueshme jetësore për serbët që jetojnë në Kosovë.

Vuçiq ka deklaruar se serbët në Kosovë po sulmohen sistematikisht, si dhe po persekutohen.

“Mbledhja është e rëndësishme për shkak të zhvillimeve të fundit në territorin e Kosovës, kryesisht në kundërshtime me kartën e OKB-së dhe rezolutave relevante të Këshillit të Sigurisë. Institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë kanë krijuar në këtë territor kushte të padurueshme jetësore për serbët dhe ata tash bëjnë sulme sistematike të gjëra ndaj serbëve, si dhe persekutimin e tyre. Situata e tillë në mungesë të reagimit të mirëfilltë mund të shkaktojë dëm të pariparueshëm për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, tha Vuçiq gjatë fjalimit të tij.

Tutje ai tha se pas datës 1 shkurt, prej kur ka hyrë në fuqi vendimi i BQK-së për ndalimin e dinarit “është vazhduar sulmi kundër serbëve duke bërë që mbijetimi i tyre në provincën jugore të Serbisë në një masë të madhe varet nga asetet në dinar që vijnë nga buxheti i Serbisë”./teve1.info/

Tags: