Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiq vazhdon me kritika ndaj Kurtit – përmend edhe Thaçin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është i interesuar për paqen, as nuk i intereson se çfarë mendojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të.

Kështu u shpreh presidenti serb Aleksandër Vuçiq në një intervistë për Pavlovic Today.

“Kurti dëshiron të jetë ai që hyn në konflikt me Serbinë sepse kjo i mungon në biografinë e tij, të jetë dikush që mund të thotë: “Ja ku jam, unë jam udhëheqës lufte”, dhe jo vetëm Hashim Thaçi”, theksoi kreu i shtetit serb.

Vuçiq deklaroi se është më sfiduese të merresh me individë që nuk sillen në mënyrë racionale dhe që kanë synime që shkojnë përtej të zakonshmes dhe të dallueshmes.

“Do të prisni që qëllimi i Kurtit është të bashkëpunojë me ata që kanë krijuar, siç thonë ata, Kosovën. Të ketë marrëdhëniet më të mira dhe më të afërta me ta, në të cilat ai duhet të kuptojë se roli i tyre është minimal dhe se ata që e kanë bërë këtë më parë. Mbi të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kenë respektin më të madh, por Kurti nuk dëshiron ta konsiderojë atë nga ky këndvështrim, ai interesohet për rolin e tij, nuk i intereson as paqja, as nuk i intereson ajo që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendojnë për të”, u shpreh Vuçiq.