Eksperti i sigurisë Drizan Shala ishte këtë të shtunë i ftuar në studion e Euronews Albania ku tha se nëse KFOR do i mundësojë Vuçiçit që ai të vizitojë Manastirin e Graçanicës, do të nisin trazirat.
Ai shpjegoi se ekziston një marrëveshje mes Serbisë dhe ndërkombëtarëve që vizitat me karakter fetar nëpër manastire të mos pengohen, por megjithatë duhet të merren masa.
Eksperti tha se në rast se kërkesa e presidentit serb pranohet atëherë institucionet e Kosovës do duhet të marrin masa.
“Nëse KFOR do i mundësojë Vuçiçit që ai të futet me dy këmbët e tij në Manastirirn e Graçanicës mund të themi se nga aty do të fillojë, do krijohet tendenca për të krijuar një botë serbe e cila do ketë qendër të saj Kosovën. Është përgjegjësi ekskluzive në këtë kontekst. Ata e dinë, se ky është një “sekret publik”, pasi e dinë se çfarë tendence e dëshire ka Vuçiçi.
Është një marrëveshje interne mes faktorëve interne e faktorit ndërkombëtar dhe republikës Serbe që vizita me karakter fetar të mos pengohen, nëse Vuçiçi e bën një kërkesë të tillë, do të jetë një rrisk shumë i madh për faktorin ndërkombëtar dhe njëkohësisht institucionet e republikës së Kosovës do duhej të vepronin.
Nëse Vuçiç do lejohet të futet në territorin e Kosovës, pavarësisht kërkesës ndaj KFOR, do duhej që së paku të legjitimohej e të dihej se kush do e shoqërojë presidentin Vuçiç e më pas do duhet të ndërmerren veprime të caktuara dhe pse jo mund të ketë një ndalesë 8 orëshe për t’ia pamundësuar që eskorta e tij të lëvizë drejt Prishtinës”,-tha për Euronews Albania, Drizan Shala.