Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiqi kthehet në origjinën e tij kriminale, thotë se Gjuriqin e kritikojnë ata që shkojnë te varri i Adem Jasharit

 
   

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, është deklaruar për fotografinë ku shihet ambasadori serb në Amerikë, Marko Gjuriq dhe organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq.

Ai ka thënë se nuk e ka pyetur ende Gjuriqin se kur është bërë ajo fotografi.

“S’e kam pyetur atë se kur, ku dhe pse. Nuk e kam pyetur diçka, qoftë edhe nëse ai ka shkuar në tavolinë për ta takuar Radoiçiqin për t’u ulur për një minutë apo dy, apo aty ka shkuar bashkë të”, ka thënë Vuçiq, raporton Nova.

Më tej ai ka shprehur kritikë për njerëzit që respektojnë ata [Nikola Sanduloviqin] që shkojnë te varri i Adem Jasharit.

“Tash ata po e sulmojnë Markon. Jam duke i shikuar të gjithë sinjalizuesit dhe spiunët, se si po shkojnë për të raportuar te dikush diçka. Imagjinojeni ai e paska takuar ‘djallin’. Dhe, lavdëroni ata që shkojnë te varri i Adem Jasharit, i cili vrau ushtarë dhe policë të ligjshëm serbë. Dhe pastaj shkruani se si BIA paralizoi një kriminel. Gjithçka është kthyer përmbys në këtë vend”, ka thënë ai.