Analisti Lirim Gashi, ka komentuar zhvillimet e fundit sa i përket anëtarësimit të Kosovës në KiE dhe mundësisë që mos të realizohet një gjë e tillë.
Gashi përmes një shkrimi në Facebook, ka fajësuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiqin, që sipas tij, ka marrë kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe i janë ankuar presidentit të Francës, Emanuel Macron, pastaj ky i fundit së bashku me Schlozin kanë deklaruar se Kosova duhet ta zbatojë asociacionin nëse dëshiron të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.
“Sapo deklaron zonja Bakoyanis se Kosova nuk duhet ta plotësojë asnjë kusht shtesë për pranim në Këshillin e Evropës, dy ditë më vonë shkon Vuçiq te Macron për t’u ankuar dhe sjellë më vete zagarin e tij Edi Ramën si përforcim.
Si rrjedhojë, Macron dhe shërbëtori i tij Scholz deklarojnë se Kosova duhet ta zbatojë Asociacionin Racist të Komunave Serbe nëse dëshiron të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.
Çuditërisht, gatishmëria e Albinit për të nënshkruar dhe pranuar të gjitha detyrimet në Berlin dhe Ohër përfundon në koshin e plehrave të Vuçiqit dhe Putinit në Beograd dhe Moskë”, ka shkruar Gashi.
Sipas tij, komunitetit ndërkombëtar, Bashkimit Evropian dhe SHBA-së nuk i intereson aspak që garancitë e tyre nuk vlejnë as sa koshi i plehrave të Vuçiqit.
“Duket qartë se Komunitetit Ndërkombëtar, Bashkimit Evropian dhe SHBA-së nuk i intereson aspak që garancitë e tyre nuk vlejnë as sa koshi i plehrave të Vuçiqit.
Sepse nëse ato mund të shkelen nga një Serbi gjenocidale, e cila është zorra e trashë e Rusisë, atëherë ato mund të shkelen edhe nga çdo shtet tjetër më i besueshëm se ajo.
Në çfarë bote jetojmë dhe deri kur do ta gozhdojnë Kosovën dhe popullin e saj xhamidashës në kryqin e Jezu Krishtit ndërmjetësit e pandërgjegjshëm ndërkombëtarë ?
Për sa kohë ai mbetet xhamidashës apo edhe pas kësaj ?”, ka shtuar analisti.