Analisti Driton Tali ka shprehur pdui pse medieve në Kosovë nuk u bëri përshtypje vizita dhe deklarata e Vulinit në Rusi, në takim me Putinin.
Vulin atje ka bërë deklarata të ndryshme, duke thënë se nuk do të prishet kurrë aleanca me Rusinë, e poashtu edhe për Kosovën. “Në fund të fundit, kur ndodh diçka në Kosovë e Metohi, kujt të shkojmë t’i ankohemi? Gjermanisë? Amerikës? Vetëm Rusia na kupton, është në anën tonë”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Vulini, zv kryeministër i Serbisë, ishte në vizitë te Putini menjëherë pas vizitës së Makronit në Beograd.
Për çudi medieve tona (me ndonjë përjashtim) nuk ju la përshtypje fort derisa vizita e Makronit (me të drejtë) po.
Vulini në takim me Putinin i dha disa deklarata interesante si p.sh:
Serbia e udhëhequr nga (presidenti) Aleksandar Vuçiç është një Serbi që nuk do të bëhet kurrë anëtare e paktit NATO, që kurrë nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, dhe që kurrë nuk do të lejojë që të kryhen veprime anti-ruse në territorin e saj.
Apo:
Ne serbët nuk jemi shumë, por jemi një komb i madh dhe nuk i tradhtojmë kurrë miqtë tanë. Rusia nuk ka bërë kurrë asgjë që na ka dëmtuar neve, nuk ka bërë kurrë diçka që duhet ta bëjë Serbinë ta rishqyrtojë politikën e saj ndaj Rusisë. Ne mbetemi partnerë strategjikë, mbesim aleatë dhe nuk ka asnjë arsye për të rishqyrtuar politikën tonë ndaj Rusisë.
Ose, interesante ishte edhe kjo deklaratë:
Rusia dhe Serbia janë partnere strategjike dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Në fund të fundit, kur ndodh diçka në Kosovë e Metohi, kujt të shkojmë t’i ankohemi? Gjermanisë? Amerikës? Vetëm Rusia na kupton, është në anën tonë.
Nëse dikush beson se Vulini këtë vizitë dhe këto deklarata i ka bërë kokë në vete, thënë më së buti është naiv.
Por, se kam të qartë pse në skenën kosovare bënë bujë vizitat e Sholcit dhe Makronit, ku u morën vesh për një memorandum (pa obligime ligjore) dhe për 12 avionë që ende s’kanë filluar të prodhohen, diku pas 12 vite d.m.th., janë pajtuar për diçka që mbase do të ndodhë dikur por me kusht se Putini (dhe Rusia) lejon!?
E për shkuarjen e njeriut dytë në Moskë për të raportuar të patroni – heshtje!?