Policia ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar në Vushtrri, pasi që në gjendje të dehur ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të një qeni.
Është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur arma.
Ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.