Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

VV do të marrë pjesë në zgjedhjet e Maqedonisë, Arifi thotë se ka rrezik për krisje të marrëdhënieve

 
   

Partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, do të jetë pjesë e koalicionit të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që njihet me emrin Lidhja Evropiane për Ndryshim.

Lidhur me këtë çështje, profesori universitar, Dritëro Arifi, tha se në këtë mënyrë, Kosova rrezikon t’i krisë marrëdhëniet edhe me Maqedoninë, duke iu referuar kështu mos komunikimit total ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe Edi Ramës.

Andaj sipas tij, një veprim i tillë nuk do të jetë aspak pozitiv për Kosovën, përfshirë edhe shqiptarët në Maqedoni.

“Duke i ditur raportet që i ka Kosova me fqinjët dhe përsëri ngacmohet rajoni me politika. Duhet të ketë shumë kujdes në politikën e jashtme se çfarë veprime bën. Nga një veprim në Shqipëri, ka kushtuar me mos komunikim mes dy kryeministrave shqiptar. Nuk është mirë me e kris edhe një raport tjetër në Maqedoninë veriore me shqiptarët atje. Është veprim shumë i gabuar, i cili mund të na sjellë pasoja edhe neve këtu, e që janë të panevojshme”, deklaroi Arifi.

Megjithatë, Arifi theksoi që Kosova është më mirë të fokusohet në largimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian.