
Analisti Rron Gjinovci, ka thënë se VV-së i rrezikohet identiteti politik nëse hyn në koalicion me partitë e vjetra.
Sipas tij, VV më mirë të qëndrojë opozitë dhe të përgatitet për zgjedhje të jashtëzakonshme, sesa pjesëmarrje në një qeveri që mund ta zvogëlojë elektoralisht.
Postimi i plotë:
VV-në e han koalicioni me këdo. Ma mirë është me nejt në opozitë e me synu 50%-shin në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të vinin mrena vitit, sesa me hi në koalicion e me shku tu u zvogëlu.
Kujtojmë, se VV i ka dëruar ftesë LDK-së për takim për formimin e institucioneve të reja, por nga LDK kanë thënë se i kanë qëndrimet e qarta sa i përket bashkëpunimit me VV-në.