Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Wood: UNMIK nuk ka më rol në sigurinë e Kosovës

Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Robert A. Wood, tha se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë rrezikoi jetën e qytetarëve, si dhe personelin e NATO-s dhe të BE-së.

Ambasadori amerikan tha se pas sulmit, grupi i armatosur u tërhoq në “një vend të tretë”, një aludim i qartë për Serbinë, por që nuk e përmendi me emër.

“Qeveria ime e dënon sulmin më 24 shtator në veri të Kosovës. Sulmi ishte një akt që vuri në rrezik jetën e shqiptarëve të Kosovës”.

“Duhet të ketë përgjegjësi të plotë në pajtim me sundimin e ligjit për autorët e krimit. Individët që janë në vende tjera duhet të ekstradohen në Kosovë”.

Ai tha se SHBA mbështetë dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja.

Sipas tij, SHBA-ja punon ngushë me BE dhe NATO-n për të ndërmarrë masa deskaluese. “Të dy palët të vazdojnë dialogun me hapa konkret. SHBA mbështet dialogun nga BE”.

Gjithashtu, ai mirëpriti rritjen e forcave në veri të Kosovës. “Kjo prani duhet të mbahet sa të ketë nevojë”.

Përfaqësuesi amerikan përsëriti qëndrimin se Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) duhet të mbyllet.

“UNMIK nuk ishte i përfshirë në hetimin e sulmit të 24 shtator; nuk ka më rol në siguri”, tha ai.