Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Xani: Dialogu ka nevojë për një dinamikë të re

 
   

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Visar Xani, vlerësoi se dialogu ka nevojë për një dinamikë të re dhe një përkushtim më të madh të faktorit ndërkombëtar dhe të diplomacisë botërore.

Ai për “Lajmet e Fundit” në RTK tha se duhet të kemi një seriozitet, qasje të tjera, një dinamikë dhe gatishmëri më të zgjeruar për implementim të marrëveshjes.

“Ne kemi parë ndryshime në disa aspekte. Borrel dhe Lajçak pothuajse janë në fund të mandatit dhe do të kemi fytyra të reja në procesin e dialogut”, tha ai.

Xani tha se ka pasur përkëdhelje ndaj Serbisë dhe veprimeve të saj, si dhe një lloj mirëkuptimi që lidhet me aspekte gjeopolitike. Ai tha se Kosova duhet të kërkojë që të ketë korrektësi në dialog.