Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Xani: S’është marre për Qeverinë me i pyet partnerët se kur duhet të hapet ura

 
   

Analisti politik, Visar Xani duke komentuar deklarimet e BE-së dhe ShBA-së se tani nuk është koha për hapjen e urës së Ibrit, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë konsultime, sidomos me ambasadorin amerikan se kur duhet të bëhet.

Ai ka thënë se edhe nëse shtyhet për disa muaj nuk është humbje, por e rëndësishme është që të ketë sukses.

“Qeveria s’është marre me pyet se kur duhet me u hapë ura e Ibrit dhe çka duhet me u ba që ju mu pajtu. Presim edhe disa muaj por të ketë sukses. Qeverinë e Kosovës s’duhet me akuzu askush pse ka tentu me hapë urën, e as ato matjet. Niveli teknik ka përfunduar, tash është ai politik. Po thotë ambasadori amerikan këtë qast jo, atëherë pyetja tjetër është kur, dhe ambasadori amerikna duhet mu ftu në takim dhe me qartësua. Po tha ambasadori amerikan duhet hapur ura Ibrit nuk pyeten as francezët as gjermanët dhe askush tjetër”, ka thënë Xani.

Xani ka thënë se nuk mund ta mohojë askush se çështja e urës së Ibrit ka qenë pjesë e dialogut.