Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Xani tha se ka paqartësi në politikën e jashtme: Sot nuk e dimë nëse Kosova e pranon Asociacionin ose jo

 
   

Analisti politik, Visar Xani, tha se Kosova ka paqartësi sa i përket qëndrimeve të saj në politikën e jashtme, andaj sipas tij po ndodhin edhe dështimet.

Xani tha se anëtarët e dy partive që janë në koalicion me LVV-në, thonë deklarata të ndryshme, gjë që sipas tij krijon paqartësi rreth vërtetësisë së këtij dokumenti.

Ai tha se një shtet serioz ka edhe qëndrime të qartë në politikën e jashtme, derisa shtoi se në Kosovë po shihen shumë paqartësi dhe dështime.

“Sa më të qarta qëndrimet brenda sa i përket politikës së jashtme, aq më të fuqishme janë. Ne po shohim paqartësi edhe po kemi dështime, probleme dhe sot nuk e dimë nëse Kosova e pranon Asociacionin ose jo dhe çfarë Asociacioni pranon dhe çka nuk pranon. Këto tregojnë që nuk jemi një shtet serioz, nuk do të duhej të ndodhnin qëndrime të tilla joqartësuese. E them joqartësuese sepse sidomos nëse llogaritim që të gjithë e kanë burim një parti politike, gjithë këta janë të dalur nga koalicioni i LLV-së dhe pothuajse e kanë të njëjtën ideologji, do të duhej ta kishin dhe sot për një çështje të njëjtë kemi versione të ndryshme”, tha Xani.

Derisa moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë, Xani tha se fajin e ka bashkësia ndërkombëtare.

“Pastaj moszbatimi i marrëveshjeve nga ana e Serbisë, nuk është faji i Serbisë por krye këput i Bashkësisë Ndërkombëtare. Nuk them që nuk e bënë Serbia po nuk do të duhej të lejoheshin veprime të tilla të Serbisë. Pra duhet të jenë rigoroz të qartë”, tha ndër të tjera Xani.