Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Xani: Zgjedhja e Xhaferit kryeministër është marrëveshje politike

 
   

Për herë të parë në histori, dje është zgjedhur kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Por që emërimin e tij si kryeministër, analisti politik, Visar Xani po e sheh si kompromis apo marrëveshje politike.

E ky aspekt sipas Xanit, duhet të shfrytëzohet për të forcuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Kjo që e shohim sot është një kompromis osë një marrëveshje politike, duhet pranuar ky aspekt. Por që duhet shfytëzohen këto mundësi për të forcuar të drejtat e shqiptarëve atje me qëllim që kjo të bëhet një lloj praktike, jo vetëm një kompromis politik dhe pastaj nëse ka kalkulime të tjera politike munden të mbeten shqiptarët edhe në opozitë. Por kur të jenë shqiptarët në opozitë të drejtat e tyre të mos jenë të shkelura por përkundrazi të avancohen përmes bashkëpunimit, përmes një politike të duruar dhe strategjike. Për shkak që nëse është menduar që nga përfundimi i luftës atje dhe sot kemi një kryeministër shqiptar, është dashur të kalojnë vite dhe po të kishte nguti madje nuk mund të vinim as deri te kjo ditë”, tha Xani.

Ndryshe, pranim-dorëzimi i detyrës në mes të kryeministrit në largim Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrit të ri Talat Xhaferi u bë sot. Teksa në prezantimin e tij, Xhaferi tha se prioritet në mandatin e tij do të jetë zbatimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të ndershme dhe demokratike, sundimi i ligjit dhe respektimi i Kushtetutës, si dhe promovimi i marrëdhënieve strategjike me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n.

Xhaferi do të udhëheqë qeverinë teknike deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 8 maj.